Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m² me lokacion në Dragodan, ndërtim nga Tregtia.
Banesa ka orientim të mirë nga perëndimi dhe veriu me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe banjo. Hapësirat e brendshme janë të gjitha të mobiluara dhe funksionale.
Sistemi i ngrohjes mundësohet me Termokos, ndërsa banesa po ashtu ka edhe kondicioner.
Ndërtesa ndër tjerash posedon edhe ashensor.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.
*Banesa është e lirë nga data 1 Korrik.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!