Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55m², me lokacion në Velani, ndërtim nga Duloni.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Ndërtesa ka ashensor si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!