Lagjja e Spitalit Prishtinë

Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 1800m², me lokacion në Lagjen e Spitalit, në rrugën “Muharrem Fejza”, ndërtim nga Shpëtimi Invest.
Lokali ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka një hapësirë të shfrytëzueshme pune.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Ndër vlerësimet e lokalit vlen të ceket lartësia e katit prej 4m si dhe qasja me shkallët elektrike.
Lokali ofron vendparkim dhe ndodhet në njërën prej zonave më të frekuentuara dhe të ndërtuara së fundmi, në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e veprimtarive biznesore.
*Lokali ofron mundësinë e ndarjes në dy hapësira me sipërfaqe nga 900m².

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!