Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 97m² me lokacion në Dragodan në Rrugën Bajram Curri.
Banesa ka orientim nga perëndim dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ndër tjerash posedon ashensor dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!