Prishtina e Re Prishtinë





Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 1087 m² me lokacion te Prishtina e Re, afër Zero Positive.
Lokali është i ndarë në dy etazha të shtrira në suteren dhe përdhesë. Në planifikim të brendshëm, kjo pronë afariste përbëhet nga dy hapësira tejet të mëdha si dhe pesë hapësira më të vogla, të gjitha funksionale dhe të përshtatshme për shfrytëzim.
Këto hapësira janë të orientuara nga lindja dhe perëndimi, ndërsa sistemin e ngrohjes e kanë me energji elektrike.
Përparësi tjetër është edhe hapësira për vendparkim të jashtëm e përshtatshme për çdo klient.
Ndër tjerash, kjo hapësirë afariste gjendet në një lokacion tejet të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive biznesore pasi kjo pjesë e qytetit është duke u ndërtuar vrullshëm duke e bërë këtë zonë të jetë shumë e voltishme për çdo biznes.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!