Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m², me lokacion në Fushë Kosovë, në rrugën “17 Shkurti”.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!