Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 82m² me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Kosturri”, afër MiniMax dhe Hotel “Ador”.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!