Fushë Kosovë Fushë Kosovë





Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 572m², me lokacion në Fushë Kosovë, afër Kolegjit AAB dhe TelKos.
Me qira ofrohet kati i parë, kati i dytë dhe kati i katërt secili me sipërfaqe prej 143m², me nga një sipërfaqe të shfrytëzueshme pune dhe një tualet.
Orientimi nga të gjitha anët mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe në të gjitha hapësirat e që rritë kështu cilësinë e objektit, e ndër veçoritë tjera objekti i përmbushë të githa fazat e instalimeve, duke përfshirë këtu lidhen me energji elektrike, me ujësjellës si dhe atë të kanalizimeve.
Objekti sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me ashensor që lehtëson qasjen dhe vijën e ecjes dhe gjithashtu ofron mundësinë për vendparkim për 15 deri në 20 vetura.
Objekti gjendet në zonën industriale të Fushë Kosovës, zonë kjo me potenciale për zhvillimin e çfarëdo lloj biznesi afarist dhe biznesor duke e bërë objektin të jetë tejet i volitshëm për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!