Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 94m², me lokacion në Velani, në kompleksin Velania, ndërtim nga Dardania, afër Parkut të Qytetit.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Banesa është shumë e mirëmbajtur dhe e mobiluar me mobile kualitative.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në afërsi me qendrën e qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!