Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 58m², me lokacion në Qendër, afër “Bamboo Bar”.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka dy hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos dhe ofron vendparkim.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.
*Banesa është e lirë nga data 1 Maj.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!