Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 55m², me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Qamil Bala”, tek Banesat e Kuqe.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara, me hapësira gjelbëruese, në afërsi me qendrën e mjekësisë familjare, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!