Graçanicë



Ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe prej 53.21 Ari, me lokacion në Livagjë, Graçanicë.
Toka posedon infrastrukturë të plotë, duke përfshirë qasje të menjëhershme dhe shumë të shpejtë në rrugën kryesore, lidhje me sistemin e ujësjellësit, sistemin e ujërave të ndotura (kanalizimin), si dhe me rrjetin e energjisë elektrike. Të gjitha këto përbëjnë avantazhe të mëdha për zhvillimin e shpejtë të çdo lloj ndërtimi apo projekti afarist.
Prona ka karakteristikë si parcelë me leje ndërtimi ku trualli është i përshtatshëm për ndërtime industriale, përfshirë ndërtimin e depove, hapësirave afariste, fabrikave apo objekteve të tjera që kërkojnë hapësirë të madhe dhe qasje të mirë infrastrukturore.
Prona ndodhet në një pozitë shumë të mirë dhe strategjike, me potencial të lartë zhvillimi, duke e bërë atë një zgjedhje të volitshme dhe të qëlluar për investitorët që synojnë zgjerimin ose ndërtimin e biznesit të tyre në një zonë që po njeh zhvillim të vazhdueshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!