Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe 117m² me lokacion në Lakrishtë, tek Energym, në kompleksin Tregtia, ndërtim nga Tregtia.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka në posedim garazh.
Banesa është shumë e mirëmbajtur, e përcjellur me një stil modern dhe e mobiluar me mobile kualitative dhe shumë funksionale.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit, me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet dhe në afërsi ka të gjitha shërbimet qe u nevojiten banorëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!