Dardani Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 140m², me lokacion në Dardani, në Rrugën “Lekë Dukagjini”.
Banesa ka orientim nga jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe është e pajisur me kondicioner dhe ndër tjerash ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!