Ofrohet për shitje shtëpi me sipërfaqe prej 330m², e pozicionuar në lagjen Dragodan, afër restaurant ‘Hapiteria’.
Shtëpia ka orientim të favorshëm nga lindja, perëndimi dhe jugu. Është e ndarë në tri nivele: bodrum, përdhes dhe kat i parë. Përdhesa është e projektuar në formë të suterenit dhe përfshin një qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, një depo dhe dy tarraca, po ashtu ka edhe qasje në dy garazhe. Kati i parë përbëhet nga një qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemi i ngrohjes funksionon me naftë dhe me dru, duke ofruar alternativa të ndryshme të ngrohjes për periudha të ndryshme të vitit.
Shtëpia është ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe prej 4.27 arësh. Kopshti është i rregulluar dhe ofron një ambient të këndshëm për relaks dhe aktivitete familjare, ndërsa hapësira e jashtme ofron vendparkim të mjaftueshëm.
E vendosur në një nga lagjet më të kërkuara për banim në Prishtinë, kjo pronë ofron qasje të shpejtë në rrugët kryesore dhe i plotëson të gjitha kushtet për një jetesë të rehatshme, funksionale dhe të sigurt për familje apo individë që kërkojnë cilësi dhe qetësi në jetën e përditshme.
Çmim shumë i mirë
Çmim i mirë
Çmim i drejtë
Çmim i rritur
Çmim i lartë
Ky krahasim çmimesh është orientues dhe përdoret vetëm për informim.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
440,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
4,666.88€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
466,7% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!