Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 85m², me lokacion te Qafa, në Qendër.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë të gjumit, një banjo, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka vendparkim të mjaftueshëm.
Banesa ndodhet në qendër të qytetit me qasje të afërt në rrugët kryesore, shërbimet bankare, shkollat, çerdhet, shtëpitë e shëndetit dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa është e lirë nga data 1 Gusht.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!