Çagllavicë Prishtinë

Ofrohet me qira objekti për zyrë me sipërfaqe 1427m² në Çagllavicë, në Magjistralen Prishtinë - Ferizaj, afër zyreve të SPAR.
Objekti ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu që mundëson ndriçimin natyral gjatë gjithë ditës dhe është i ndarë në përdhesë dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Përdhesa ka sipërfaqe 178m² me lartësi prej 3.8m dhe ka një hapësirë dhe dy tualete;
Kati i parë ka sipërfaqe 622m² me lartësi prej 4.5m dhe ka dy hapësira dhe dy tualete;
Kati i dytë ka sipërfaqe 627m² me lartësi prej 4.5m dhe ka një hapësirë të shfrytëzueshme.
Sistemin e ngrohjes e ka me thëngjill dhe është i pajisur me kondicioner.
Objekti posedon ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Objekti gjendet në një lokacion lehtë të qasshëm, me qasje direkte në rrugën kryesore që e bën të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!