Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 94m² me lokacion në Dragodan, në rrugën “ Ferid Curri”, afër Minimax.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon dy ashensorë, ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!