Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Lagjen e Profesorëve.
Shtëpia është e ndarë në përdhes dhe dy kate, ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, gjashtë dhoma që mund të shfrytëzohen edhe për hapësira pune, tre banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me termokos.
Shtëpia ka një truall me sipërfaqe 2.5 Ari.
Shtëpia po ashtu ofron hapësirë parkingu të mjaftueshëm si dhe dy garazhë.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të qeta, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe shumë afër bizneseve të reja.
Ofrohet edhe mundësia e ndarjes në 50m² me tualet për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!