Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 50m² Neto me lokacion në Dragodan, në objektin e ndërtuar nga Tregtia.
Banesa është e mobiluar dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos si dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka vendparking të mjaftueshëm.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara së fundmi, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme që mundësojnë një banim shumë të volitshëm.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!