Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 128m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Dukagjini Residence.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka qëndrim ditor dhe tri dhoma gjumi që mund të shfrytëzohen si tri hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, tri banjo, depo si dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe ofron garazh dhe depo të përfshira në çmim.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!