Fushë Kosovë









Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 2500m² me lokacion në Fushë Kosovë, në ish-objektin e Komunës së Fushë Kosovës, afër stacionit kryesorë të hekurudhës në Kosovë.
Objekti është i strukturuar në përdhesë dhe katër etazha në të cilat ndodhen 76 hapësira pune dhe 10 banjo, ndërsa në katin e fundit ka një hapësirë të madhe e cila mund të shfrytëzohet si sallë konferencash. Secili kat ka sipërfaqe prej 500m².
Po ashtu, objekti posedon parking për 100 vetura në një truall me sipërfaqe prej 44 Ari.
Ndodhet në një lokacion të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme afariste dhe biznesore, kjo pasi zona ka qasje të lehtë dhe të shpejtë në distancë prej vetëm 1 km larg autostradës.
Gjithashtu, në afërsi ka Stacionin Policor si dhe aeroportin (në distancë prej 10km), institucione këto që shtojnë frekuentimin e qytetarëve dhe rrisin mundësitë për zhvillime biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!