Ju nuk keni ndonjë shpallje të ruajtur në listen e të preferuarave.
Bregu i Diellit Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 200m² me lokacion në Bregun e Diellit, në Lagjen e Universitetit.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë, dy depo, banjo dhe ballkon. Në katin e parë ka qëndrim ditor, dy dhoma të gjumit dhe ballkon. Ndërsa, në katin e dytë ka tri dhoma të gjumit dhe banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 3.5 Ari ku po ashtu ka edhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lokacion të qetë dhe shumë të përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!