Ofrohet me qira banesa me sipërfaqje prej 109m², me lokacion në Veternik, ndërtim nga Koral Invest.
Banesa është ndarë në tre hapësira e orientuar me pamje nga juglindja dhe përfshin qëndrim ditor me kuzhinë e tryezari, dy dhoma gjumi me njërën prej tyre me banjo të veçantë, një banjo, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron një garazh.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!