Ofrohet për shitje villa luksoze me sipërfaqe 330m², e ndërtuar në truall prej 6 ari, me lokacion në Brezovicë – një nga zonat më të frekuentuara turistike në Kosovë.
Villa është e organizuar në tri nivele. Niveli i parë përfshin qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, verari dhe tualet. Niveli i dytë ka dy dhoma gjumi, secila me banjo dhe ballkon, ndërsa niveli i tretë ka edhe dy dhoma gjumi me banjo të veçantë.
Në oborr ndodhen depo dhe dy sauna të ndara nga villa, me qasje direkte në kopsht dhe pamje nga lumi që kalon pranë pronës.
Sistemin e ngrohjes dhe ftohjes e ka geotermik, si dhe kamin me ventilim të avancuar. Villa është plotësisht e mobiluar me stil modern dhe mobilie cilësore nga brende të njohura si Natuzzi dhe Smeg.
Eksterieri është i punuar me fasadë ventiluese, dritare Elvial me xhama katër stinor dhe “one way privacy”. Oborri ofron parkim për dy vetura brenda dhe tri jashtë, kopsht të rregulluar me hapësira relaksuese, shteg travertini dhe sistem ujitjeje pikë-pikë.
Veçanti e kësaj prone është lumi që kalon përmes kopshtit, duke i shtuar edhe më shumë vlerë dhe bukuri villës.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
640,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
6,788.19€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
678,8% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!