Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 82m² me lokacion në Lagjen e Spitalit, në kompleksin “Princesha”.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ka ashensor si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!