Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 89m², me lokacion në Emshir, ndërtim nga Besa Group, afër qendrës tregtare “Dardha”.
Ka orientim nga perëndimi, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe tualet.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Emshiri është një zonë e kombinuar me ndërtime afaristo-banesore dhe rezidenciale, e vendosur në hyrje të qytetit. Lagjja përfshin shkolla, çerdhe, markete, transport urban dhe Stacionin e Autobusëve, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetesë.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!