Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 250m² me lokacion në Emshir, në Rrugën "Agim Çela".
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi, e ndarë në tri kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin përdhesë ka saunë, jacuzzi dhe qasje në garazhë.
Në katin e parë ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe banjo, ndërsa në katin e dytë ka një dhomë me dy ndarje dhe një banjo, tri dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, me dru ose me pelet (posedon kamin).
Shtëpia ka garazh, hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe oborr i cili ofron pamje tejet të bukur.
Shtëpia në afërsi ka shkollën, hotele dhe markete të shumta, që u mundësojnë banorëve qasje të shpejt në shërbime të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!