Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 76m² me lokacion te Prishtina e Re, në kompleksin “Rroni” ndërtim nga Ariani Company.
Banesa ka orientim nga lindja me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, depo dhe tarracë.
Banesa sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, ndërsa po ashtu posedon ashensor dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një lagje të ndërtuar me cilësi të lartë të ndërtimit, e planifikuar në atë mënyrë që të përmbushë të gjitha kërkesat e banorëve duke qenë në afërsi të çdo shërbimi të nevojshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!