Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 110m² me lokacion në Dragodan, në kompleksin e ndërtuar nga Dumnica Group.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, dy ballkona dhe terasën me sipërfaqe 50m², e cila ofron një peisazh panoramik të kryeqytetit.
Banesa është tërësisht e mobiluar me një kombinim harmonik midis modernitetit dhe ngrohtësisë, të karakterizuar nga detaje druri që krijojnë një atmosferë mikpritëse.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe termokos; gjithashtu posedon edhe kondicioner.
Ndërtesa ka ashensor, garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, të gjitha këto për shfrytëzim nga banorët e kompleksit.
Gjendet në një lokacion në afërsi të qendrës së qytetit, institucioneve të shumta shtetërore e shërbimeve tjera esenciale për banorë që e bën këtë lagje ideale për banim.
*Banesa është aktive nga data 1 Shkurt.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!