Shtëpia me sipërfaqe 330m² ndodhet në Hajvali, në Lagjen Logerta.
Është e pajisur me fletë poseduese dhe e ndarë në katin e parë e katin e dytë.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar dhe unike, e kombinuar me delikatesë, përkushtim e klas, duke përzier stilet moderne, elegante e klasike për të nxjerrë në pah një pamje të jashtëzakonshme të shtëpisë, që ofron komoditet dhe rehati, me renditje të kësaj mënyre: kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë të gjumit dhe një banjo, ndërsa kati i dytë ka tri dhoma të gjumit, një hapësirë pune, lavanderinë dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me Pelet dhe me dru.
Shtëpia ndodhet në truall prej 5 Ari, me një oborr shumë të mirëmbajtur. Gjithashtu në shfrytëzim ka edhe një garazhë dhe hapësirë parkingu të mjaftueshme.
Ka lokacion shumë të përshtatshëm, që ofron kushte shumë të mira banimi dhe qasje shumë të shpejtë në rrugë kryesore.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
344,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,648.65€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
364,9% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!