Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 56m², me lokacion në Lakrishtë nga ndërtuesi Beni Dona në kompleksin Donika 2.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi me energji elektrike ose me Termokos ndërsa është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!