Ofrohet banesa për zyre me sipërfaqe prej 84m², me lokacion në Rrugën B, në rrugën “Jakov Xoxa”, në kompleksin Blini, ndërtim nga Lirimi Company.
Banesa ka orientim nga lindja, është funksionale dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Hapësira është e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme afariste, përfshirë zyre.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Në shfrytëzim ofrohet edhe një garazh.
Banesa ndodhet në një lokacion të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në pjesë të ndryshme të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!