Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 131m² me lokacion në Dragodan, në kompleksin e ndërtuar nga “Butrinti”.
Banesa ka orientim nga jug lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, banjo, koridor dhe ballkon.
Banesa është e mobiluar në tërësi me stil shumë elegant dhe kombinime të ngjyrave të ndëzura, që i japin banesës ndriçim të lartë natyral.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, si dhe ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ka vendparking të mjaftueshëm dhe ka pamje të hapur nga qyteti, karakteristika të cilat bëjnë që banesa të jetë shumë e përshtatshme për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!