Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m² me lokacion në Dragodan, në rrugën "Ahmet Krasniqi".
Ka orentim nga lindja e perëndimi me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet si dhe terasë me sipërfaqe 20m².
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos ndërsa posedon dhe kondicioner.
Ndërtesa ka ashensor dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!