Arberi - Dragodan Prishtinë







Ofrohet me qira objekti afarist - zyre, me sipërfaqe 1110m² me lokacion në Dragodan, te Rrethi i Ismetit.
Objekti ka orientim nga tri anë dhe është i ndarë në tri kate me nga 370m². Në katin e parë janë pesë hapësira të shfrytëzueshme dhe dy tualete. Në katin e dytë janë tetë hapësira të shfrytëzueshme, katër tualete dhe dy depo. Ndërsa, në katin e tretë është një hapësirë e shfrytëzueshme, dy tualete dhe një terasë.
Ekziston mundësia që secili kat të ofrohet ndaras me qira me çmime të ndryshme, kati i parë 1800€, kati i dytë 1400€ dhe kati i tretë 1500€.
Sistemi i ngrohjes është me energji elektrike, ndërtesa gjithashtu posedon hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Gjendet në një zonë industriale dhe lehtë të qasshme, që e bën këtë lokacion të volitshëm për zhvillimin e veprimtarive afariste.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!