Arberi - Dragodan Prishtinë










Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 145m² dhe tarracë me sipërfaqe 45m², me lokacion në Dragodan, afër Ambasadës Amerikane.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor me kuzhinë, tri dhoma të gjumit (njëra me banjo të veçantë), dy banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me dy kondicionerë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajsiur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!