Tokbashqe Prishtinë







Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 1000m², me lokacion në Tokbashqe, Prishtinë.
Me orientim të mirë nga lindja, shtëpia është e ndarë në tri kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: në katin e parë ka dy qëndrime ditore me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy ballkona. Në katin e dytë ka dy kuzhina, katër dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy ballkona. Ndërsa në katin e tretë ka gjashtë dhoma të gjumit, dy banjo, një ballkon dhe dy depo. Është e mobiluar tërësisht dhe ofron një ambient të këndshëm për jetesë.
Sistemi i ngrohjes është me energji elektrike, gjithashtu ka edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia ka oborr me sipërfaqe 4 Ari me një lokacion shumë të përshtatshëm për banim pasi që gjendet në një zonë të qetë, afër ka parkun, shkollën si dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!