Qendër Prishtinë





Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 65m², me lokacion në Qendër, afër shkollës “Faik Konica”.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Qendra e qytetit është zona më e kërkuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, zonë që përfshinë ndërtime banesore dhe afariste, ndërtime të ulëta individuale, qendrën e mjekësisë, shkollat, çerdhet, institucionet shtetërore dhe stacionin kryesor të Policisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!