Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 70m², me lokacion në Aktash, afër Furrës ‘Lumi’.
Banesa ka orientim nga lindja me këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos. Ndërtesa poashtu ka edhe vendparkim për shfrytëzim të banorëve.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.
*Banesa është e lirë nga data 1 Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!