Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Tophane, në rrugën "Lidhja e Prizrenit".
Me orientim të përshtatshëm nga jugu dhe perëndimi, banesa ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor me kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një ballkon, tërësisht të mobiluara në një ambient komod.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike, ndërtesa poashtu ka dy ashensorë funksional.
Tophanja është një zonë qendrore dhe shumë e kërkuar për banim, e karakterizuar nga qasje e shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Organizimi urban dhe afërsia me qendrën e bëjnë një zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për jetesë.
*Banesa është e lirë nga 1 Gusht.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!