Ofrohet me qira banesa 95m² me lokacion në Velani, në kompleksin Puhiza 3.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike,dhe ndërtesa po ashtu ka ashensor, të shfrytëzueshme ka edhe garazhën me çmim shtesë.
Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!