Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion te Mati 1, rruga "Ndue Përlleshi", në kompleksin Rrezja.
Banesa ka orientim shumë të përshtatshëm nga jugu dhe perëndimi, me këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon, të mobiluara me një stil të veçantë duke krijuar hapësira shumë komode për jetesë.
Sistemi i ngrohjes është me energji elektrike, gjithashtu posedon dhe kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim dhe zhvillim e sipër, shumë e volitshme për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore dhe me të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!