Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 350m², e pozicionuar në Dragodan - një nga zonat më të kërkuara për banim, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe afërsinë me të gjitha shërbimet esenciale.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe ofron organizim funksional të hapësirave, duke siguruar komoditet maksimal për jetesë familjare.
Kati përdhesë përfshin qëndrimin ditor të ndarë në dy pjesë, kuzhinën me qasje direkte në oborr dhe një banjo.
Kati i parë organizohet me dy dhoma gjumi, dy banjo dhe një depo të vogël, ndërsa kati i dytë përfshin tri dhoma dhe një banjo.
Prona disponon një oborr të mirëmbajtur me dy nivele, që ofron hapësirë të këndshme për relaks dhe aktivitete familjare.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me pompë termike dhe kaminë, ndërsa secila dhomë është e pajisur me kondicioner, duke garantuar rehati gjatë të gjitha stinëve të vitit.
Shtëpia ofron hapësirë të mjaftueshme për parkim deri në gjashtë vetura, si dhe posedon dy garazhe.
Falë lokacionit të favorshëm, organizimit funksional dhe nivelit të lartë të komoditetit që ofron, kjo pronë paraqet një zgjedhje ideale për familjet që kërkojnë cilësi dhe rehati në jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!