Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m² ndodhet në Veternik, ndërtim i Rukolli-t, në kompleksin Rrezja.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi, është e mobiluar dhe ka këtë renditje: qëndrimin ditor, një kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet, një depo dhe dy ballkona.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka vendparking të mjaftueshëm.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.
*Banesa është e lirë nga data 1 Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!