Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92m², me lokacion në Lakrishtë, në komplekin Prime Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.
*Banesa është e lirë nga data 5 Korrik.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!