Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 171m² dhe tarracë me sipërfaqe 40m², me lokacion në Dragodan në objektin e ndërtuar nga “Butrinti”.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, 4 dhoma të gjumit (një prej tyre është master), 2 banjo, një tualet edhe ka një tarracë rreth 50m².
Ndërtesa në të cilin ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe ofron vendparkim nëntokësorë.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!