Ofrohet për qira shtëpia me sipërfaqe 202m², me lokacion në Lagjen Nic.
Shtëpia ka orientim nga juglindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Kati përdhes ka qëndrimin ditor, kuzhinën, një dhomë gjumi dhe një banjo;
Kati i parë ka tri dhoma të gjumit (njëra master) dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 4 Ari ku dhe ofron hapësirë për vendparkim ndërsa ndodhet në një lokacion të përshtatshëm për banim, në një lagje që ofron kushte shumë të mira banimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!