Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 200m² dhe terasë me sipërfaqe 50m², me lokacion në Aktash, në kompleksin “IVY Residence”.
Banesa ka orientim nga të gjitha anët duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën me tryezari, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo dhe terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa të shfrytëzueshme ka edhe një garazh.
Kompleksi “IVY Residence” ofron sigurim fizik, videomonitorim me kamera sigurie 24h si dhe alarm kundër zjarrit ndërsa banesa posedon sistemin e funksionit “Smart Home”.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve në qendër të qytetit, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!