Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 70m², e pozicionuar në Ulpianë, afër Exfis-it - një ndër zonat më të frekuentuara dhe të përshtatshme për banim.
Banesa ka orientim nga lindja dhe është tërësisht funksionale, me një organizim praktik që përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një ballkon.
Sistemi i ngrohjes është i mundësuar me Termokos, duke siguruar komoditet gjatë sezonit të ftohtë.
Falë lokacionit, prona ndodhet në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme si markete, institucione arsimore, shërbime bankare dhe rrugë kryesore, duke e bërë zgjedhje të përshtatshme për jetesë të përditshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!